Rojet bregdetare shpëtojnë një kosovar nga mbytja në plazhin e Velipojës

Rojet bregdetare në plazhin e Velipojës shpëtuan një 28-vjeçar nga Kosova, i cili rrezikonte të mbytej.

Eldi Hasani, vrojtues në plazhin e Velipojës ka shpëtuar pushuesin nga Kosova.

Vrojtuesi e ka nxjerrë në breg të riun dhe i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore, derisa në vendngjarje ka mbërritur ndihma e shpejtë.

Ditën e sotme, deti është i trazuar nga dallgët dhe era e fortë.