Ronaldo bën deklaratën e papritur

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se ‘shpreson që të rikthehet sa më shpejt në Madrid’ pasi e mori çmimin “Marca Leyenda”.

Superylli portugez kaloi një dekadë në Real Madrid, ku ai fitoi katër ‘Topa të Artë’ dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve, dy tituj të La Ligës dhe dy herë Kupën e Mbretit, duke shënuar 450 gola në 438 paraqitje për klubin, shkruan Zëri.info.

Ai u transferua në Itali te Juventusi verën e kaluar në kërkim të aventurës së re, por ai pohon se i mungon kryeqyteti spanjoll dhe se ishte ndjerë i pikëlluar me largimin nga Madridi pasi pranoi çmimin prestigjioz nga mediumi “Marca”.

“Më erdhi keq kur u largova nga Real Madridi”, tha Ronaldo në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

“Më mungon si Mançesteri ashtu edhe Madridi. Kam jetuar shumë në Madrid, fëmijët e mi janë lindur aty, pra më mungon Madridi më shumë”, vlerësoi 34-vjeçari.

“Ky çmim do të jetë në vend të mirë në muzeun tim. Madridi është special, udhëtoj në shumë vende, por pak qytete janë si Madridi. Dhe shpresoj të rikthehem aty shumë shpejt”, përfundoi kapiteni i Portugalisë.

Ndryshe, Ronaldo kishte një edicion të shkëlqyer me Juventusin së fundmi, duke arritur ta fitojë titullin e Serie A dhe duke u shpallur futbollisti më i mirë i skuadrës.

/Zëri, link: https://zeri.info/sport/277595/bomba-e-mbremjes-ronaldo-madrid-sulmuesi-portugez-ben-deklaraten-e-papritur/