Ronaldo dhe Messi refuzojnë nga 6 milionë euro në vit për ta reklamuar këtë vend

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë refuzuar ofertat prej 6 milionë euro për të reklamuar turizmin në Arabinë Saudite


Ky lajm është raportuar nga ‘Telegraph’ ku fillimisht Ronaldo kishte refuzuar ofertën, dhe më pas ngjashëm kishte vepruar edhe Messi, shkruan Reporteri.net

Të dy futbollistët kanë pasur frikë se një reklamë e tillë do të ndikonte negativisht në imazhin e tyre.

Kështu, dy nga futbollistët më të mirë në histori refuzuan që të fitonin 6 milionë euro në vit për të reklamuar turizmin në Arabinë Saudite.

Si CR7 ashtu edhe Messi janë nga më të paguarit në futboll, por edhe janë pjesë e kompanive të ndryshme ku nga reklamat përfitojnë shuma të mëdha parash. /Reporteri.net/