Rrahen 5 femra mes vete në Prishtinë, shoqërohen në polici

Janë shpeshtuar rastet kur femrat po rrahën mes vete.Një rast i tillë ka ndodhur sot në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Shpetim Robaj”.

Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net, Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Prishtinë. Aktualisht palët e përfshira në rast 5 persona (femra), janë shoqëruar në stacion policor dhe janë duke u intervistuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

Ahmeti ka bërë të ditur se edhe një rrahje ka ndodhur në qytetin e Obiliqit.“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, ku lëndime trupore ka pësuar një person (mashkull). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar personat e përfshirë në rast dhe është në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti.