Rrahet keq kryetari i kësaj komune

Të premten që shkoi rreth orës 19:00 është rrahur rëndë dhe lënduar kryetari i komunës së Zubin Potokut Srgjan Vuloviq.

Rrahja ka ndodhur në një kafeteri në fshatin Varage të Zubin Potokut. Vuloviq është rrahur nga Milosh Cucoviq-Grizli nga fshati Varage për shkak se kryetari i komunës Vuloviq e ka ngacmuar seksualisht motrën e Cucoviqit, Nevenën.

Vuloviq ishte me dy serb të bosnjës të cilët dyshohet se Lista Serbe i ka ftuar për t’i frikësuar banorët serb të Kosovës që mos të votojnë parti tjetër serbe në Kosovë, përveç listës serbe gjatë zgjedhjeve të 6 Tetorit.

Dy serbët e Bosnjës po qëndrojnë në Qendrën për Sport dhe Rekreacion në Liqenin e Ujmanit që është përuruar vitin e kaluar nga Vuçiq. Policia e Kosovës që operon në atë pjesë nuk kanë guxuar ta paraqesin rastin edhe pse i tërë lokali ku ka ndodhur rrahja është demoluar tërësisht.

Ky rast dëshmon që Lista Serbe do të përdorë metodat e njëjta të frikësimit, shantazhit, dhunës psiqike e edhe fizike për të frikësuar serbët e Kosovës në mënyrë që ata të mos mund të votojnë të lirë me 6 tetor.

Siç mund të shihet edhe nga rasti i fundit qytetarët serb e kanë humbur durimin nga presioni i tmerrshëm i vazhdueshëm që iu bëhet atyre nga Lista Serbe e dirixhuar nga Beogradi zyrtarë. / RTK