E plotësuar: Rrahet për vdekje 45 vjeçari në Prishtinë

E plotësuar:

Burimet e Lajme365 bëjnë të ditur se personi i cili ka humbur jetën në Prishtinë si pasojë e rrahjes është pjesëtar i komunitetit rom.

G.R. (emër i njohur për portalin) ka lindur në Podujevë dhe ka jetuar në gjendje të rëndë financiare duke qenë i detyruar të kërkojë lëmoshë në rrugë.

Personi i cili ka humbur jetën sot, është riatdhesuar nga Gjermania në Kosovë në vitin 2012.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, në një komunikatë ka njoftuar se personi i cili ka vdekur sot si pasojë e rrahjes tek shkallët e nënkalimit në Prishtinë, ka inicialet G.R., e ai ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga përleshja.

Prokuroria ende nuk i di arsyet që dërguan deri tek konflikti, ndërsa sulmuesi është ende në arrati.

Sipas njoftimit, trupi po mbahet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe pritet që të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi.

Sipas burimeve të Gazetës Express, personi që ndërroi jetë është 45 vjeçar nga Fushë Kosova, që jeton me familje në Gjermani, ku edhe familja e tij jeton aktualisht.

Gjatë sulmit ndaj tij nuk ishin përdorur armë apo mjete të forta por vetëm grushte. / Gazetës Express
https://www.gazetaexpress.com/prokuroria-zbulon-identitetin-e-personit-qe-vdiq-pas-rrahjes-ne-prishtine/