Rrahje në Pejë:Dy persona bëhen për spital – një arrestohet

Dy persona janë lënduar pasditën e djeshme, pas një rrahje që ka ndodhur në Pejë, raporton Policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, me ç’rast, sipas Policisë, tre persona pasi janë rrahur mes vete, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, përderisa i treti prej tyre, i përfshirë në këtë rrahje, është arrestuar.