Rrahje përgjatë BeerFest-it! Ka të lënduar dhe të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona si të dyshuar për pjesëmarrje në rrahjen që ndodhi përgjatë zhvillimit të festivalit BeerFest në Prishtinë.

Nga kjo rrahje kanë pësuar lëndime dy persona të cilët janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.