Rrëfimi emocionues i familjarëve të Remzijes: 8 ditë nuk kishte ngrënë asgjë

Para 8 ditësh u raportua se një grua 59 vjeçare me emrin Remzije Mustafa ka humbur.Policia e Kosovës dhe shumë qytetarë gjatë këtyre ditëve kanë qëndruar të angazhuar për gjetjen e zonjës Mustafa.Kurse nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Remzije Mustafa është gjetur mbrëmë e gjallë, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.

Motra e Remzijes, Ismete Mustafa në një prononcim për arbresh.info, ka treguar se gjendja e të motrës është e mirë.“I ka marr 20 antibiotikë ka fillua me pas depresion, nuk ka pas shqetësim reagim ose agresiv, por është ankuar se ka dhimbje në kokë mbrapa”, tha ajo.Gjithashtu ajo tregon se gjendja e motrës është shqetësuese e lodhur fizikash psiqikisht, por që janë të kënaqur që është gjetur e gjallë.
“Dita kur është larguar ka qenë vetëm në ora 4 mbas ditë ajo ka dal për me ble diçka dhe rreth orës 5 ka fillua një shi i madh për me u strehu është afru në një shtëpi dhe pastaj ka humb drejtimin. Dje është gjet ka treguar se ajo nuk e ka ditë kur është ditë ose natë është gjetë rasisht nga një qytetar që ishte duke udhëtuar për Angli ka shku me i gjet një palë këpuca dhe e ka gjet motrën aty. Një komshij i joni e ka vërejt që ajo po vjen afër shtëpisë. Gjenda e tanishme është shqetësuese e lodhur fizikisht psiqikisht dhe ne jemi të kënaqur që është gjallë. Ka mbijetuar me ujë dhe nuk ka ngrënë asgjë, është një familje e mire s’kanë probleme financiare janë fëmijë të afërt me nënën. Ajo për 8 ditë ka qëndruar në të njëjtën shtëpi”, tha ajo.Ndërsa vajza e Remzijes, Anita Ferati tha se është shumë e lumtur që nëna e saj është gjallë dhe mirë, kurse ka falënderuar ish pjesëtarin e UÇK’së që ofroi ndihmën e tij për ta kërkuar të ëmën e saj.

“Dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës, shokët, shoqet dhe të gjithë rininë që na kanë ndihmua në gjetjen e mamit tem. Gjithashtu falënderoj edhe Ridvan Tahirin i cili ka shpreh vullnetin me ardhë në Prishtinë për me na ndihmu në gjetjen e nënës tonë.”, ka thënë ajo.Remzije Mustafa u shpall e humbur ditë më parë në Policinë e Kosovës, ku dhjetëra qytetarë dolën vullnetarë për të ndihmuar në kërkimin e saj.