Rrëfimi për vrasjen e 19 vjeçarit në Malishevë, viktima kishte ardhur për pushime nga Italia

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Dragobil të Malishevës.

Një 19 vjeçar është goditur me mjete të forta, derisa ka ndërruar jetë rrugës për në emergjencë.

Policia ka arrestuar të dyshuarit, derisa në familjen e viktimës nuk e dinë pse u ndodhi më e keqja.

Binjakët kishin ardhur për t’i kaluar pushimet në Kosovë nga Italia

Të shtunën në familjen e të nderit u hapën dyert për ngushëllime.

Ata thonë se viktima nuk kishte pasur problem me askënd, as në Itali as në Kosovë.