“Rrëmbehen” 6 shtetas turq në Libi

Ministria e Jashtme e Turqisë e ka quajtur “rrëmbim”, arrestimin e 6 shtetasve të saj në Libi nga ana e “Ushtrisë Nacionale të Libisë”.

Gjenerali i “Ushtrisë Nacionale të Libisë”, Khalifa Haftar, gjatë ditës së djeshme i kishte dhënë forcave të saj që të sulmojnë secilin cak turk në Libi, përfshirë edhe anijet turke të cilat lundrojnë në ujërat e Libisë. Haftar gjithashtu kishte dhënë urdhër për arrestimin e të gjithë shtetasve turq të cilët ndodhen në territoret e kontrolluara nga forcat e tij në Libi.

“Ushtria Nacionale e Libisë” akuzon Turqinë për mbështetje të grupeve rivale të armatosura të “Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare” në luftën e Libisë.

Turqia ka paralajmëruar “Ushtrinë Nacionale të Libisë” se nëse nuk liron 6 shtetasit turq do të shndërrohet në shënjestër legjitime të Turqisë.