Rrënohet ndërtimi ilegal në Prishtinë

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se gjatë ditës ka filluar rrënëmi i një pjesë të një objekti të ndërtuar pa leje.

Tahiri në postimin e tij ka shkruar: “Sot filluam rrënimin e një pjese të objektit, të ndërtuar pa leje. Ndërtuesit duhet të respektojnë ligjin, rregulloret, dhe vendimet e Inspekcionit. Kushdo që vepron ndryshe, do ta ketë fatin njejtë.”

Për përkrahjen e ofruar në këtë aksion, Tahiri ka falenderuar edhe Policinë e Kosovës.