Rrënohet një mbindërtim ilegal në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për rrënimin e një mbindërtimi ilegal në lagjen “Bregu i Diellit”.

Në njoftimin e komunës thuhet se pas shkeljes së vendimit për ndërprerje të punimeve, është nxjerrë vendimi për rrënim, me ç’rast pala ka pas afat disa ditë për ta rrënuar vet mbindërtimin.

Lexoni të plotë njoftimin e komunës së Prishtinës:

Rrënim i mbindërtimit ilegal

Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Ndërtimit, ka rrënuar sot një mbindërtim ilegal në lagjen Bregu i Diellit.

Në rastin në fjalë, qysh prej fillimit të punimeve, inspektori i zonës i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por nuk është përfilluar nga pala.

Pas shkeljes së vendimit për ndërprerje të punimeve, është nxjerrë vendimi për rrënim, me ç’rast pala ka pas afat disa ditë për ta rrënuar vet mbindërtimin. Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe afati ka kaluar, vendimi u zbatua nga inspektorët përkatës përmes kompanisë së kontraktuar për rrënime. /Telegrafi/