Në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercekovinës, Sarajevë po mbahet kupa evropiane e Xhudos për grupmoshat U21.
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në këtë kompeticion.
Himni i Kosovës është lëshuar në Sarajevë, madje edhe me tekst në një vend që nuk njeh shtetësinë e Kosovës.
E arta e Laurës është e dyta medalje në këtë garë pas asaj të Flaka Loxhës.