Rrëshqitje dheu në rrugën Pejë – Kuqishtë

Raportohet se ka pasut rrëshqitje të dheut në aksin rrugor N9 Pejë-Kuqishtë-Bogë në kilometrin e 18-ë.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është punuar vazhdimisht me makineri eskavator dhe lugë ngarkuese dhe diku rreth orës 23:00 është bërë hapja e rrugës.

MI njofton se gjatë ditës së sotme po vazhdohet me largimin e masës së dheut nga rruga.

“Duhet cekur se nga kilometri i 20-të, e tutje ka reshje të mëdha të borës. Vazhdimisht bëhet largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Po ashtu në rrugët tjera të regjionit Peja 1 ka reshje të borës e përzier me shi”, thuhet në njoftim.