Rreth 150 mjekë e infermierë gjatë gushtit do të punojnë vullnetarisht. 100 u liruan nga puna për një muaj.
Për punën që e bën, nevojitet kujdes i veçantë, e rreziku për mjekët, shtohet në kohë pandemie.
Pavarësisht kësaj, mbi 250 pjesëtarë të personelit mjekësor në Ferizaj, nuk do të marrin pagë në fund të muajit Gusht.
Kjo për shkak se kontrata njëvjeçare në mes të Komunës së Ferizajt dhe Organizatës “Caritas Kosova” përfundon në fund të muajit korrik.
Menaxheri i këtij projekti, Xhevdet Haxhidema, thotë që për këtë, kërkuan mirëkuptimin e rreth 150 mjekëve e infermierëve.
Ndërsa gjithçka, sipas tij, do të zgjidhet brenda muajit gusht, por deri atëherë, këta u detyruan që një pjesë të stafit mjekësor, ta lirojnë nga puna përkohësisht.
E shqetësuese këtë fakt në kohë pandemie, e sheh drejtoresha e Qendrës Kryesore Mjekesore Familjare në Ferizaj, Nadire Imeri.
Por, edhe Imeri, thotë që hasen në mirëkuptimin e stafit mjekësor. Imeri ka thënë që në Ferizaj, janë afër 200 raste aktive me virusin korona.