Rreth 400 bashkatdhetarë, për dy ditë, kanë vizituar Kuvendin e Kosovës

Bashkatdhetarët, të cilët po qëndrojnë për pushime në Kosovë, për dy ditë radhazi kanë vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili, nën moton “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ka hapur dyert për ta.

Me këtë rast, rreth 400 bashkatdhetarë nga vende të ndryshe të Evropës dhe botës, janë pritur nga deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare, me të cilët kanë bashkëbiseduar për tema të ndryshme, me theks të veçantë për fuqizimin e rolit të tyre, si dhe për mundësinë e krijimit të lehtësirave në Kosovë.

Poashtu, bashkatdhetarët janë njohur nga afër nga punëtorët e administratës me punën, fuksionin dhe rolin e Kuvendit.

Bashkatdhetarët janë shprehur të kënaqur për mundësinë që ju është ofruar për t’i vizituar hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin në web faqen e Kuvendit të Kosovës.