Rrëzohet helikopteri ushtarak në Gjermani

Mediat gjermane raportojnë për rrëzimin e një helikopteri ushtarak në rajonin e Saksonisë së Poshtme.

Nga rrëzimi i helikopterit të markës “Eurocopter” ka mbetur e vrarë pilotja, e cila ishte duke kryer ushtrime në çastet e rrëzimit.

Autoritetet gjermane ende nuk janë deklaruar për arsyet e rrëzimit të helikopterit ushatarak.

Gjatë javës së kaluar, në Gjermani kishte ndodhur një përplasje e dy aeroplanë luftarak si pasojë e së cilës kishte vdekur një pilot.