Rritet numri i personave aktivë, apeli i specialistëve për maskat

Ka shkuar ne 1318 numri i personave aktivë me COVID19 ne vendin tone. Ministria e Shendetesise informoi sot se rekordin e te prekurve vazhdon ta mbaje Tirana me 529, duke u bere keshtu kryevatra e koronavirusit ne vend.

Pas saj, vjen Shkodra, Kruja dhe Durresi, nderkohe qe koronavirusi ka marre zgjerim edhe ne rreth te tjera.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Perballe situates se krijuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. ‘Mbajtja e maskës e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve”.

MSH i eshte drejtuar me një lutje të gjithë qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm, respektoni distancimin fizik, higjienën personale.

Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është e domosdoshme.

Mbani maskën kudo ku nuk mund të ruani distancën fizike, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes dhe telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 529
Durrës 229
Shkodër 169
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 41
Kukës 40
Elbasan 34
Korçë 32
Berat 24
Dibër 18
Gjirokastër 17