Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Ka pësuar një rritje numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Itali, krahasuar me shifrat ditore të javës që lamë pas.

Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se 529 persona të tjerë nuk ia dolën të fitojnë betejën përballë virusit, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 108.879 që nga nisja e pandemisë.

Të infektuarit e rinj janë 16.017 nga 301 mijë testime të kryera, shifra këto që ngelen në të njëjtat nivele prej disa javësh. Rajoni me më shumë raste ditore vijon të jetë Lombardia.