Rritet presioni i ndërkombëtarëve para seancës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë thënë se i janë nënshtruar një presioni të paparë të zyrtarëve të ambasadave të huaja në Kosovë, duke u kërkuar që të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Kosovës.

Dje Kuvendi nuk i a doli të zgjedh Presidentin e ri për shkak se nuk kishin votuar 80 deputetë, sa është kuorumi i kërkuar me Kushtetutë, shkruan Demokracia.com.

Sot pritet të votohet edhe njëherë nga raundi i parë, kur kërkohen 80 vota “Për” për të zgjedhur Presidentin, ndonëse përsëri kërkohet kuorumi prej 80 votave të dhëna.

Në garë për president, Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Vjosa Osmanin. Kundërkandidati i saj është Nasuf Bejta./Demokracia.com/