Rritja e grabitjeve në Kosovë, pandemia po konsiderohet si shkak

Edhe dy grabitje të tjera të shtunën në Prishtinë, ekspertët thonë se pandemia ka ndikuar në shtimin e tyre.

Dita e parë e fundjavës nisi me dy vjedhje në kryeqytet.

Brenda pak minutash hajnat kanë grabitur në pikat e dy bankave në kryeqytet.

Njëra grabitje ka ndodhur në kryëzimin e rrugës “Bill Clinton”, derisa tjetra në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu”

Kështu konfirmoi Policia e Kosovës.

E një ditë më parë ndodhi edhe një grabitje e një banke në Prishtinë që përfundoi me plagosjen e një polici.

Madje po në të njëjtën ditë pati edhe një raportim për vjedhje në Policinë e Kosovës.

Në këtë rast u përdorën edhe armët e ftohta.

Pikërisht për rritjen e rasteve të grabitjeve Drizan Shala njohës i çështjeve të sigurisë po thotë se ka ndikuar edhe varfëria e njerëzve gjatë pandemisë.

Se ka pasur ndikim negativ në psikologjinë e njerëzve, periudha e pandemisë dhe izolimit e thonë edhe psikologët.

Yll Avdijaj, psikoterapeu thotë se  izolimi gjatë pandemisë ka ndikuar që njerëzit të bëhen më agresiv e me kohë të dalin edhe nga vetja.

Raportohet se nga janari deri në dhjetor në Kosovë ka ndodhur më shumë 3000 raste të vjedhjeve./express