Rritje e madhe e të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.621 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 632 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive është 75.380 raste nga 345.064 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.682 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

Nga këto komuna janë 632 rastet e fundit me COVID-19

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 397 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.380  raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.318.”,  thuhet në njoftim./lajme365.com