RROZHRK, me aktivitete e programe të reja për fuqizim të mëtutjeshëm

Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës (RROZHRK) në kuadër të mbështetjes nga Zyra për Evropën e organizatës suedeze ‘We Effect’, ka filluar me aktivitete që synojnë fuqizimin e mëtutjeshëm të këtij rrjeti me shtrirje kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në fazën e parë po realizohen takime konsultuese me anëtarësi dhe partnerë në disa nga rajonet, komunat e Kosovës për të vazhduar më punëtoritë për rishkimin e Strategjisë dhe dokumenteve tjera të organizatës.
Kujtojmë që RROZHRK si rrjet aktiv nacional që është themeluar dhe funksionon suksesshëm nga viti 2013, ka për synim zhvillimin, promovimin e sektorit civl rural të Kosovës brenda dhe jashtë saj, përmes rrjetëzimit e bashkëpunimit që në stad final synon avokimin e partneritetin për zhvillim të qëndrueshëm rural.

 

 

 

/ lajme365 /