RROZHRK, partnere e barabartë dhe e përfaqësuar në Parlamentin Rural Evropian

Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës  (RROZHRK), si anëtare dhe partnere e Parlamentit Rural Evropian, përmes përfaqësuesve të saj ka marrë pjesë ne Mbledhjen e 4-të të Parlamentit Rural Evropian (ERP) të organizuar në Spanjë.
Në këtë edicion të ERP u adresuan tema të rëndësishme që ndërlidhen me sektorin e zhvillimit rural, duke diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet partnerëve (rrjeteve, akterëve të shoqërisë civile) të shteteve të ndryshme evropiane me qëllim të avancimit të politikave dhe aktiviteteve të sektorit të zhvillimit rural.
Ky aktivitet masovik evropian mblodhi 41 shtete e mbi 300 pjesëmarrës nga e gjithë Evropa, ku Kosova u përfaqësua nga RROZHRK që është anëtare dhe partnere zyrtare e ERP që nga fillimi, duke shënuar kështu edhe një sukses tjetër që kësaj here kishte edhe vlerë më të madhe pasi që mbledhja u zhvillua në Spanjë, shtet ky që akoma nuk e ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës.

/ lajme365 /