Rruga “Gani Butka” në kryeqytet mbyllet për qarkullim

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se më datën 14 e 15 gusht, rruga “Gani Butka” do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve dhe sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Luten qytetarët që e qarkullojnë këtë rrugë, të bëjnë devijimin e rrugës gjatë këtyre dy ditëve.