Rruga “Nënë Tereza” dhe lagja “Bazhdarana” e Prizrenit pa furnizim të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” njofton qytetarët e Prizrenit, se sot (26.05.2019) ka pasur pëlcitje të gypit transportues fi 250 mm rrugës për Prevallë, tek lokacioni Natyra dhe se pa furnizim të ujit kanë mbetur rruga “Nënë Tereza” dhe një pjesë e Lagjes “Bazhdarana”.

“Ekipi i Operatives janë duke punuar gjatë tërë kohës dhe me rastin e sanimit të problemit do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijës. Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, njofton KRU Hidroregjioni Jugor.