Rryma mbyt edhe një person në Deçan

Një person ka vdekur sot si pasojë e goditjes nga energjia elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00, në fshatin Strellc i Epërm në Deçan.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Policia ka bërë të ditur se për më shumë detaje lidhur me rastin do të lëshojë komunikatë për media.

Sot ndërkaq si pasojë e rrymës u bë e ditur se ka vdekur edhe një person në Suharekë.Sipas Policisë, ai ishte sjellë pa shenja jete, ndërsa sipas dëshmitarëve, viktima ishte goditur nga rryma.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS-it dhe inspektori i punës.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML.Rasti është duke u hetuar.