Rudari nuk e pranon humbjen

Nga të dhënat e votave të para të numëruara, në Podujevë po udhëheq Shpejtim Bulliqi, po këtë nuk po e pranon kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari.

Rudari është shprehur i bindur se edhe kësaj radhe, partia e tij do të fitojë bindshëm në Podujevë.

Ai ka thënë se sikur 18 herët tjera kur LDK ka dalur e para në Podujevë, do të dalë edhe në këto zgjedhje.

“Unë jam i bindur që në fund të procesit, LDK do të dalë bindshëm fituese, si 18 herët e kaluara”, ka thënë Rudari në rtv Dukagjini përcjell Insajderi.