Rugova afër 50 ditë pa energji elektrike

Të katërmbëdhjetë fshatrat e trevës së Rugovës tash e ka 40 ditë janë pa energji elektrike, ndërsa zhurma e gjeneratorëve duket se vetëm po i’a zbehë shijen e turizmit malor në këtë dimët këtyre anëve.

Në infrastrukturën e vjetruar të këtij rrjeti elektrik janë bërë disa ndërhyrje të kohëpaskohshme nga KEDS-i, por sipas banorëve, ato kanë qenë kryesisht raste emergjente, përderisa një ndërhyrje e tillë është bërë edhe të mërkurën nga ekipet e KEDS-it, kurse për problemet e vazhdueshme të rugovasve me mungesë të energjisë elektrike, KOHA iu ka drejtuar edhe KEDS-it, por nuk ka marrë përgjigje.

Përndryshe, treva e Rugovës është elektrifikuar në vitin 1983 dhe që atëherë rrjeti është vjetërsuar dhe amortizuar aq shumë, sa nuk i përballon më erës, borës e as shiut.