Rugovasit braktisin tokën e tyre – zjarri u afrohet shtëpive

Banorët e zonës së Rugovës janë larguar nga treva e përfshirë nga zjarret, me ndihmen e Forcës së Sogurisë së Kosovës, raportojnë mediat lokale në Pejë.

Zjarri që kapluar rajonin e Bjeshkëve të Rugovës, si pasojë e temperaturave të larta, nuk po arrin të mbahet nën kontroll, ndërsa FSK ka evakuuar banorët nga pjesët ku zjarri ka arritur shumë afër shtëpive të banimit dhe po u rrezikon jetën atyre, raporton Radio1.

Banorët janë nisur drejt qytetit të Pejës, pasi që vatra të zjarrit është hapur në zonën e Rugovës, ndërsa sipas tyre, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive.