Rukiqi ka disa pyetje për Qeverinë pas masave të fundit për COVID-19

Krytari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka disa pyetje për Qeverinë e Kosovës pas masave të fundit të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Përmes një postime në Facebook, trasmeton Lajme365, Rukiqi ka pyetur se cila do të jetë strategjia dalëse pas 4 majit, dhe ka kërkuar përgjigjje për shumë pyetje të tjera.

Postimi i plotë:

Disa pyetje per te cilat duhet pergjigje

– a kemi strategji dalese, pas dates 4 Maj?Spanja qe eshte nder me te goditurat, e filloj hapjen e ekonomise.
– a ka kuptim permbajtja dhe vlera e pakos emergjente, me kufizimet shtese qe do t’i vendosen bizneseve, nga data 15 Prill?
– a ka analize cost-benefit, para marrjes te vendimeve per kufizime?
– kufizimi i levizjes nenkupton probleme shtese ne sigurimin fizik te bizneseve. Kush e merr persiper sigurimin e objekteve dhe pronave, nese punetoret nuk mund te levizin?
– qysh mund te behet transporti i punetoreve, nese nuk lejohet me shume se nje person ne mjetin transportues?
– Ne baze te numrave, nje pjese te qytetareve i bjen te furnizohen pas ores 21:30. A eshte menduar qe eshte gati e pamundshme qe puna e marketeve te organizohet deri ne oren 21?
– a do te lejohet levizja e lire e mallrave qe eksportohen?/lajme365.com