Rukiqi liston pritjet e sektorit privat nga gara politike

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka listuar pritjet e sektorit privat lidhur me garën politike e cila pritet të zhvillohet në Kosovë, në rast të shpalljes së datës për zgjedhje të përgjithshme.

Rukiqi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjete sociale, ka shkruar se pritjet e sektorit privat janë që të mos ketë premtim për rritje të pagave në sektorin publik, të mos garohet me premtime për rritje të skemave sociale, me premtime për krijim të mijëra vendeve të punës, rritje taksash e premtime tjera të ngjashme.

Ky është postimi i plotë i Berat Rukiqit:

Cka pret minimalisht sektori privat nga gara politike ne ciklin zgjedhor ne ardhje:

– te mos garohet me premtime per rritje pagash ne sektorin publik;
– te mos garohet me premtime per rritje te skemave sociale;
– te mos garohet me premtime per krijim te mijera vendeve te punes, pa ndonje plan serioz;
– te mos garohet me premtime per t’i shpallur si kriminale shume ndermarrje private ne Kosove;
– te mos garohet me premtime per rritje taksash;
– te mos garohet me premtime per projekte qe nuk kane asnje fizibilitet dhe qe kushtojne sa gjysma e buxhetit te vendit.