Rukiqi tregon se kur do t’iu dalin paratë punëtorëve që janë prekur nga masat e reja

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka njoftuar se sot kanë zhvilluar një takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Rukiqi ka thënë se janë dakorduar për këto çështje, që të paguhen 50% e pagave të punëtorëve dhe 50% e shpenzimeve të qirasë.

Mjetet pritet të ndahen në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj.

“Gjithashtu do të ndërmerren veprime shtese për përkrahje të sektorëve me specifika te veçanta, përfshire sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do te zhvillohen me këta sektore”, ka shkruar Rukiqi mes tjerash, përcjell Insajderi.

Njoftimi i plotë i Rukiqit:

Sapo perfunduam nje takim shume permbajtesor me Ministrin Hekuran Murati
U dakorduam, qe per sektoret e ndikuar direkt nga masat e fundit te:

  • Subvencionohet 50% e pagave te punetoreve;
  • Subvencionohet 50% e shpenzimeve te qirase;
  • Mjetet do te ndahen, ne fund te muajit Prill, ose me se largu ne fillim te muajit Maj.
    Gjitheashtu do te ndermerren veprime shtese per perkrahje te sektoreve me specifika te veçanta, perfshire sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do te zhvillohen me keta sektore.
    Falenderojme Ministrin Murati per veprimin e shpejte, ne lehtesimin e gjendjes jo te lehte te sektoreve te ndikuar nga masat e fundit kufizuese.