Rusia heq vizat për shtetasit e Turqisë

Nesër hyn në fuqi vendimi i Presidentit Rus, Putin, për heqjen e vizave të hyrjes në Rusi për të gjithë shtetasit e Turqisë.

Shtetasit e Turqisë do të mund të qëndrojnë në Rusi për 30 ditë rresht pa qenë të detyruar të pajisen me vizë.

Viteve të fundit ka përafrim të theksuar në mes Rusisë dhe Turqisë në fushën e bashkëpunimin ekonomik por edhe atij ushtarak.

Numri i turistëve rusë në Turqi ka thyer të gjitha rekordet e deritanishme ndërkohë që shkëmbimi tregtar gjatë vitit 2018 ka shënuar 25.5 miliardë dollarë, që paraqet shifër prej më të lartë për 15% në krahasim me vitin paraprak.

Turqia së fundi ka blerë edhe sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400, përkundër paralajmërimeve dhe kundërshtimeve të aleatëve të saj të NATO-s dhe SHBA-së.

NATO ka kërkuar nga Turqia të mos blejë sistemet ruse të mbrojtjes raketore pasi ato i rrezikojnë sistemet e mbrojtes të shteteve anëtare të NATO-s duke shtuar rrezikun e interferimit rus në këto sisteme, me theks të veçantë në aeroplanët F-35. Në vend të kësaj, SHBA-të i kanë ofruar Turqisë blerjen e sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore Raytheon Patriot, propozim i cili është refuzuar nga Turqia.