Rusia vijon bombardimet, disa raketa godasin Mykolaiv-in

Raketat kanë goditur portin Mykolaiv të Detit të Zi në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur një ndihmës i ministrisë së brendshme të vendit.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës një sulm me raketa ndodhi në objektet e magazinimit të karburantit në qytetin port të Odesës.

Forcat ruse kanë goditur portet jugore të Ukrainës në përpjekje për ta shkëputur atë nga Deti i Zi dhe për të krijuar një korridor tokësor midis Krimesë së aneksuar dhe zonave të kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore. /abcnews.al/