Sa kushton kursi i FFK-së për trajner të poriterëve dhe si aplikohet?

Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e parë për trajnerë të portierëve “FFK – Licenca C”.

Kursi do të mbahet nga 15 deri më 19 qershor 2019, në Banjë të Pejës, në Istog.

Aplikantët e interesuar duhet të kenë të përfunduar “Kursin D të Portierëve”.

Përmbajtja e këtij kursi do të jetë:

  • Përsëritja e teknikave bazike
  • Pozicionimit bazik
  • Ndërtimi i aksionit i detajuar,
  • Teknikat e detajuara të mbrojtjes së goditjeve,
  • Situata 1v1 në teknikë dhe taktikë,
  • Mbrojtja e hapësirës,
  • Video analizë e stërvitjes dhe ndeshjes,
  • Struktura periodike e një stërvitje të portierëve,
  • Stërvitje të përshtatur në moshë.

Fundi i kursit do të përmbyllet me një provim praktik.

Të interesuarit për aplikim duhet të kenë dokumentet e kompletuara si vijon: Aplikacionin, Certifikatën Mjekësore (e lëshuar në QKMF), Certifikatë që nuk jeni Nën-Hetime, Diplomë e Shkollës Mesme apo Fakultetit, 2 Foto.

Çmimi për kurs është 150 €.

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet online ose të paraqesin dokumentet në FFK deri më 10.06.2019 te:

Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
sanijekrasniqi@ffk-kosova.com

Lorik Fazlija (Coaching Education Officer)
lorikfazlija@ffk-kosova.com

Në total 24 do të jetë numri i të pranuarve në kurs.