Sa pacientë me COVID-19 po trajtohen në Pejë dhe cila është gjendja e tyre

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 64 pacientë me COVID-19, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Nga pacientët e shtrirë 16 janë me oksigjenoterapi.

Nga personeli mjekësor është raportuar se janë të infektuar 4 mjekë, 5 infermierë dhe një bioinxhinier, ndërsa po ashtu gjashtë anëtarë të personelit janë duke pritur rezultatin, është njoftuar nga Spitali i Pejës.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 64 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 41 të konfirmuar, dhe 23 në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë 16 janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar.

Me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 3 operacione.

4 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane.

Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

167 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,032 analiza.