Sa policë të Kosovës, janë të infektuar me COVID-19?

Policët që kanë punuar me orar të zgjatur në kohë të pandemisë për të ruajtur rendin nuk ishin imunë ndaj virusit.

Deri tani 14 zyrtarë policorë janë raste aktive me koronavirus.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“11 policë kanë qenë të infektuar më herët dhe tashmë janë shëruar ndërsa 14 zyrtarë të tjerë janë raste aktive me COVID-19”, tha ai.

“Ka edhe zyrtarë policorë që janë në vetizolim, mirëpo pasi ka nga ata që e kalojnë fazën e vetizolimit”, deklaroi Kelani.