Sa raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë?

Kosova është në ditën e 97 që kur është shfaqur rasti i parë me COVID-19 në vendin tonë.

Edhe pse në ditët e para rastet ishin të paketa, frika dhe panika ishte më e madhe, dhe kujdesi ishte më i dukshëm kur qytetarët bartnin maska dhe doreza.

Por duket që me kalimin e kohës frika është ulur, por numri i rasteve është rritur në numra alarmant.

Deri më sot në Kosovë janë konfirmuar 1916 raste me COVID-19, ndërsa vetëm sot ditë më parë është shënuar numër rekord plot 129 raste të reja, ndëras në ditën tjetër me 140 raste të reja.

Nga ky numër u përgjithshëm janë shëruar 973 pacientë, dhe janë shënuar 34 viktima.

Ndërsa aktualisht në Kosovë janë 909 raste aktive me COVID-19, apo numri më i lartë i rasteve aktive që kur është shfaqur pandemia në Kosovë.

Komuna si Prishtina, Vushtrria e Prizreni janë komunat me numrin më të lartë të rasteve me COVID-19.

Ndërsa janë edhe disa Komuna të cilat nuk kanë asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Deçani, Juniku, Klina, Shterpce, Kllokot, Partesh, Ranilluk, Novoberde, Graçanica, dhe Gllogoci janë komunat që nuk kanë konfirmuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të rasteve në total me 296 raste, pastaj Komuna e Vushtrrisë renditet e dyta me 282 raste me COVId-19.

Prizreni ka 194 raste në total, ndërsa Ferizaj 138 raste, ndërsa Peja me 118 raste në total, janë Komunat që deri më sot kanë regjistruar mbi 100 raste me COVID-19.