Sa shpënzoi Avdullah Hoti për “Sandwiça” gjatë qeverisjes së tij

Për më pak se një vit qeverisje, kabinetit i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti ka shpenzuar mbi 127 mijë euro.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat që ka siguruar Gazeta Infokus nga zyra e kryeministrit.

Këto para kanë shkuar për dreka, darka, akomodime, mëditje, e shpenzime të tjera, shkruan Gazeta Infokus.

Ndonëse deklaronte se po ushqehej vetëm me sandviçë, Hoti ka shpenzuar goxha shumë për dreka e darka zyrtare.

Sipas këtyre të dhënave vetëm Hoti, ka harxhuar nga buxheti i shtetit për dreka mbi 23 mijë euro.

Derisa për mëditje, kryeministri në detyrë ka marrë 2 mijë e 455 euro, zëvendës kryeministri, Driton Selmanaj ka marrë 2 mijë e 211 euro, Albulena Balaj, 1 mijë e 197 euro e Besnik Tahiri 856 euro.

Për akomodim vetëm kabineti i Hoti ka shpenzuar mbi 21 mijë euro ndërsa për bileta mbi 13 mijë euro.

Gazeta Infokus do të raportojë gjatë ditës për shpenzimet e secilit nga zëvendës kryeministrat./Gazeta Infokus/