Salihu: LDK e PDK s’mund të ngrisin mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, LVV s’mund ta zgjedh presidentin

Analisti nga Instituti GAP Bekim Salihu, ka thënë se LDK, PDK e AAK nuk do të mundin të paraqesin mocion mosbesimindaj Qeverisë, raporton Gazeta Express.

Ndërsa, Vetëvendosje së bashku me votat e të gjithë komuniteteve, nuk do të mund ta zgjedh presidentin.

” LDK, PDK e AAK së bashku nuk do të mund të therrasin asnjëherë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. VV së bashku me votat e gjithë komuniteteve (nësë voton edhe Lista serbe) nuk do të mund ta zgjedh Presidentin (për ruandin e pare dhe të dytë)”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Rezultatet e 14 shkurtit, nga perspektiva tjetër (pas votave edhe të diaspores)

AAK-ja si grup parlamentar nuk do të ketë mundësi e vetme të paraqes raste në Gjykatën Kushtetuese

LDK e PDK së bashku nuk do të mund të paraqesim mocion mosbesimi ndaj Qeverisë

LDK, PDK e AAK së bashku nuk do të mund të therrasin asnjëherë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

VV së bashku me votat e gjithë komuniteteve (nësë voton edhe Lista serbe) nuk do të mund ta zgjedh Presidentin (për ruandin e pare dhe të dytë)