Se ka përçarje në LDK, e konfirmon edhe deputeti i kësaj partie

Se ka përçarje në LDK dëshmojnë edhe votat e disa deputetëve kundër rrëzimit të Qeverisë së Albin Kurtit.

Madje, ata edhe dolën kundër votimit të Qeverisë Hoti.

Kjo me arsyen që sipas tyre, edhe në fusahtë zgjedhore japën premtimin për koalicion LDK – VV, e që tash kjo me AAK-në, NISMA-n e Listen Serbe, nuk ka përkrahje qytetare.

Madje, shpesh këtë e kanë cilësuar edhe si mashtrim që iu është bërë qytetarëve.

Por, njëri nga këta deputet, Haxhi Avdyli, ka shkuar edhe më tutje.

Ai ka thënë për InFokusin që edhe po t’i ofrohej nuk do të pranonte që të ishte ministër në Qeverinë e Avdullah Hotit.

Avdyli që është me profesion mjek, thotë që postin e ministrit ani se nuk pati vullnet nga LDK, do ta pranonte në Qeverinë e kaluar kur ishin bashkë me Vetëvendosjen.

You May Like

Tags: ,