Së paku 10 viktima nga sulmi me bombë në xhami

Al Jazeera raporton për një sulm me bombë të realizuar sot në kryeqytetin irakian, Bagdad.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur gjatë lutjeve të së premtes në xhaminë shiite “Imam Mahdi al-Muntadhar” në distriktin Sadr City, të popullatë shumicë shiite.

Image

Sulmi është realizuar nga një sulmues vetëvrasës i cili kishte aktivizuar bombat në trupin e tij në xhami duke lënë të paktën 10 të vrarë dhe 30 të plagosur.