Seanca e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit ndërptitet, vazhdon në ora 14:50

Seanca e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit është ndërprerë. Pauza do të zgjasë deri në orën 14:50.

Në proces është votimi i amendamenteve një nga një. Gjithsej, për projektligjin e votuar në lexim të parë janë propozuar 108 amandamente.

Pasi të përfundojë votimi i amendamenteve duhet edhe votimi për projektligjin në tërësi, për t’u kthyer në ligj, i cili sipas zyrtarëve qeveritarë po mban pengë qytetarët dhe bizneset rreth ndihmave që parashihen t’u ndahen në këtë kohë pandemie.