Sebastian Kurz fitoi bindshëm zgjedhjet në Austri

Partia konservatore ÖVP me kandidatin e saj Sebastian Kurz është fituse e zgjedhjeve në Austri. Ish – partneri në koalicion FPÖ ka shënuar rënie serioze.

Partia Popullore e Austrisë (ÖVP), e ish-kancelarit Sebastian Kurz ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamenetare në Austri. Sipas rezultateve të para jozyrtare, kjo parti ka fituar rreth 37% të votave që do të thotë rreth 5% më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa partia e dytë në këto zgjedhje është SPÖ, me rreth  22%, që do të thotë se kjo parti ka shënuar rezultatin më të dobët në historinë e zgjedhjeve parlamentare në Austri. Partia djathtiste FPÖ ka rënë nën 10% të votave, që do të thotë se ka shënuar një rënie prej më shumë se 6%. Ekologjistët kanë fituar më shumë se 14%, që do të thotë një rritje prej 4%. Ndërsa partia liberale Neos ka arritur rreth 7,5% të votave, që është një shtim prej rreth 2,5%.

Negociatat do të zgjasin disa muaj?

Österreich Wien Parlamentswahl Anhänger ÖVP (AFP/APA/G. Hochmuth)

Partia ÖVP ka nevojë për një partner të ri në koalicionin qeverisës. Sebastian Kurz deri tani nuk ka bërë të ditur se në cilin krah politik do të kërkojë partnerin e ri – në krahun e djathtë apo të majtë politik. Ai thotë se do të bisedojë me të gjitha partitë. Vëzhguesit thonë se negociatat për koalicionin e ri mund të zgjasin me muaj të tërë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë qenë të domosdoshme për shkak të „aferës Ibica“, të ish-liderit të FPÖ Heinz-Christian Strache. Pas publikimit të një video ku ai shihet t’i ketë premtuar oligarkëve rusë favore, nëse ata e ndihmojnë në zgjedhje, Sebastian Kurz ka prishur koalicion me këtë parti. Qeveria e Kurzit ishte në pushtet 18 muaj. Prej majit të këtij Austrinë e drejton një qeveri kalimtare, e  drejtuar nga kancelarja Brigitte Bierlein.

Nesër rezultatet

Österreich Nationalratswahl 2019 | Wahlplakat FPÖ, Norbert Hofer (DW/B. Riegert)

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të ndryshojnë, pasi që të hënën priten edhe votat me postë. Në Këto zgjedhje kanë konkurruar tetë parti. Të drejtën e votës kanë pasur shtetasit e Austrisë mbi moshën 16 vjet. Për parlamentin e ri do të zgjidhen 183 deputetë, ndërsa mandati i tyre zgjatë pesë vjet. Rezultatet përfundimtare do të dihen të hënën. / DW