Sejdilar: Kryetari i Dragashit po diskriminon komunitetin Boshnjak dhe Goran

Asambleisti i Pokret za Gora në Kuvendin Komunal të Dragashit, Nedžmidin Sejdilar, ka thënë se komuna e Dragashit dhe kryetari Bexhet Xheladini, po i anashkalojn komunitetin Boshnjak dhe Goran, raporton Radiogora, përcjell LAJME365.

Ky reagim i tij vie pasi kryetari Bexhet Xheladini, ditët e fundit po mban takime me banorët e fshatrave të Dragashit, që janë me popullsi Kosovare, rreth përgatitjes për strategjinë për Zhvilim Ekonomik Lokal.

Sejdilar thotë se komuna e Dragashit po organizon takime vetëm me banorët e fshatrave të Opojës, ndërsa po diskriminon banorët e fshatrave të Gorës.

AI këtë e ka lidhur edhe me rastin kur disa fëmijë të komunistetit RAE në Pejë u raportua se u diskriminuan në festën e Abetarës.

”Mirëpo, diskriminim edhe më skandaloz aktualisht po ndodh në komunën tonë, ku pushteti ekzekutiv komunal në krye me kryetarin z. Bexhet Xheladini organizon takime me fshatarë për zhvillim ekonomik dhe faqja zyrtare në Facebook e komunës së Dragashit ka publikuar listën dhe planin e takimeve ekskluzivisht të fshatrave të Opoles dhe të gjitha fshatrat malore të komunës janë të diskriminuara, sikur banorët e Gorës të mos jenë qytetarë të Dragashit.”, ka thënë Sejdilar, përcjell LAJME365.

Ai thotë se ndihet i shqetësuar pasi për këtë diskriminim nuk ka reagar as Zyra Komunale për Komunitete, e as edhe kolegët e tij në Kuvendin komunal të Dragashit nga VAKAT dhe JGP.

”Ajo që më shqetëson është se Zyra Komunale për Komunitete hesht për diskriminimin e kryer nga ekzekutivi së bashku me kolegët e mi në kuvendin lokal para PGJP-së dhe Koalicionit VAKAT.”, ka shtuar ai.

Sejdilar ka thënë se lidhur me këtë reagimie nuk ka pasur as nga ZV.Kryemiinstrja Emilija Redžepi, e as nga kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje.

Ai iu ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të përdorin autoritetin e tyre institucional dhe të bëjnë presion mbi pushtetin ekzekutiv të Komunës së Dragashit dhe të parandalojnë diskriminimin e mëtejmë ndaj komuniteteve në Gorë.

”Me këtë rast u bëj thirrje zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës që të përdorin autoritetin e tyre institucional dhe të bëjnë presion mbi pushtetin ekzekutiv të Komunës së Dragashit dhe të parandalojnë diskriminimin e mëtejmë ndaj komuniteteve në Gorë sepse ne jemi qytetarë të kësaj komune dhe nuk duam të jenë qytetarë të dorës së dytë.”, ka thënë Sejdilar./lajme365.com