Sejdiu: Bashkimi me Shqipërinë do të ishte zgjedhje ideale për Kosovën

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në një intervistë për KALLXO.com ka folur për procesin e pavarësimit të Kosovës, ku ka përmendur edhe planin e Ahtisarit dhe mundësitë e Kosovës për bashkim me Shqipërinë.

Sipas Sejdiut, zgjedhja ideale për Kosovën do të ishte bashkimi me Shqipërinë.

“Formula ime sot, nesër edhe pasnesër është që: Zgjedhja ideale për shqiptarët do të ishte bashkimi. Zgjedhje racionale e kohës është Kosova shtet i pavarur sepse e kanë kundërshtuar paralelisht, në të cilën Kosova do ta gjejë vetën dhe do të zhvillohet. Integrimi shpirtëror i shqiptarëve nuk mund të pengohet”, tha Sejdiu në intervistën dhënë për KALLXO.com