Sejdiu: Për 3 mandate një deputet i merr 200 mijë euro për llafe odas

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka reaguar pas marrjes së 200 mijë euro pagë për një mandat të një deputeti, shkruan Gazeta Express.

Ai ka shkruar se të njëjtit nuk janë duke bërë asgjë dhe po paguhen vetëm për llafe odash!
Postimi i plotë:

Buxheti i Kosovës, apo më mirë me thënë taksat tona, kanë paguar një deputet plotë € 200,000 për 3 mandate pjesëmarrje në seanca pa e bërë i njejti deputet as edhe një kontribut përmbajtësor!

Që të sqarohem, pallavra ka fol, hajgare ka ba, urrejtje ka shpërnda, por as edhe një amandement të vetëm, e lere më nismë ligjore se ka ba vet!

Hiq asnjë! Nothing! Nada!

Paramendojeni miq të nderuar, € 200,000 për llafe odash!

Në zgjedhjet e rradhës që po vijnë është mirë edhe këso pyetje me i ba vetës para se me vendos kend me votu!/gazetaexpress