Sekretari i BIK-ut: E përserisë, kësaj here nuk ka falje të Bajramit

Ahmet Sadriu, Sekretari i Përgjithshëm në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ka përsëritur sërish se falja e Fitër Bajramit nuk do të bëhet në xhamia.

Sadriu ka thënë se xhamitë më të madha në botë janë mbyllur.

“Po e përsëris, këtë vit nuk do të ketë falje të organizuar të Bajramit në xhamitë e Kosovës e nuk do të ketë as pritje ceremoniale në BIK si vitet tjera. Xhamitë janë mbyllur edhe në qendrat më të mëdha islame si Meka e Medina, Kajro e Stambolli”, ka thënë Sadriu mbrëmë në TV Dukagjini.

Ndërsa lidhur me mbylljen e xhamive kanë reaguar shumë besimtarë mysliman të cilët kanë kërkuar rihapjen e xhamive. Ndërkohë që gjatë kësaj jave në sheshin “Skënderbeu”, disa besimtar kanë zgjedhur të kryejnë ritet e tyre fetare si shej revolte për mos hapjen e xhamive.

Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që xhamitë mos të hapen për shkak të mos përhapjes së pandemisë COVID-19.